Skip to content
Aktualitet

Protesta kundër rritjes së çmimeve, shoqërohet në polici gazetari i njohur

· 2 min lexim

Protesta e zhvilluar ditën e sotme në të gjitha qytetet e shqipërisë kundër rritjes së çmimeve arriti kulmin e saj me përshkallëzim të situatës duke bllokuar rrugët e të gjitha qyteteve, gjithashtu edhe qytetit të Bulqizës.

Gazetari Sami Curri i cili gjithashtu ishte i pranishëm në protestën e krijuar në këtë qytet është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Bulqizës pasi kishte dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, si dhe për shkak se kishte shpërndarë në rrjete sociale ftesën për protestën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Unioni i Gazetarëve, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se poe ndjekin nga afër këtë çështje, ndërsa i kanë kërkuar policisë që ta lënë të lirë.

Shoqërohet gazetari Sami Curri në Komisariatin e Policisë së Bulqizës

Gazetari Sami Curri është shoqëruar prej orës 18 e 20 në Komisariatin e Policisë Bulqizë pas mbylljes së protestës kundër rritjes së çmimit të naftës të zhvilluar në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës.

Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me shoqërimin e gazetarit Curri, i cili punon për rrjetin BIRN dhe administron portalin Bulqiza Ime.

UGSH Qarku Dibër po ndjek nga afër këtë çështje dhe ndodhet pranë kolegut Sami Curri si dhe kërkon reagimin e Policisë së Shtetit për të lënë të lirë gazetarin në fjalë”, shkruan Unioni i Gazetarëve.