Nesër fillon viti i ri akademk, por me shumë mundësi nuk do të jetë si vitet e tjera.
Revolta e pedagogëve për paga më të larta dhe kushte më të mira pune ka bërë që ata të protestojnë, gjë të cilën do ta bëjnë edhe ditën e nesërme, ashtu sikurse kanë paralajmëruar.
Ndërkohë pedagogu Ervin Goci për “Vizion plus” është shprehur se stafi akademik do të paraqitet nesër në auditor për të pritur dhe orientuar studentët e rinj. Dhe këtë do e bëjnë pasi sipas tij është një e drejtë morale e tyre.
“Ideja është që ne do presim studentët e rinj sepse studentët e rinj nuk duhet të shohin pedagog të zymtë. Ne kemi të drejtën morale për të orientuar se çfarë do ndodh në vazhdim. Ideja nuk është për të vrarë studentët por për të gjetur në rrugë të përbashkët me institucionet”, tha Goci.
Por gjithashtu ai tha se janë rreth 600 pedagogë që kanë dalë në protest dhe pritet që këtyre tu bashkohen edhe të tjerë. Goci u shpreh se problematikat janë bërë publike nga sindikatat por nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
Sipas tij paga e pedagogut në vend është e rëndomtë.
“Ka një konsesus të gjerë. Kur dalin rreth 600 pedagogë, por do dalin e të tjerë sepse nuk do e sabotojnë një kauzë të tillë. Është sindikata ajo që ka marrë iniciativën dhe ka thënë problematikat, por nuk ka asnjë reagim. Ka vetëm një deklaratë për dialog por pse tani. Ka arritur një pikë ku paga e pedagogut është e rëndomtë. Pedagogu duhet parë ndryshe. Unë me pagën tim paguaaj libra, kërkimet shkencore”, u shpreh Goci.