Skip to content
Të Gjitha

Protesta e pedagogëve, a do të bojkotohet procesi mësimor?

· 2 min lexim

Paraditen e sotme rreth orës 11:00 para Universitetit të Arteve do të zhvillohet protesta e radhës e pedagogëve. Këta të findit protestojnë për plotësimin e dis a kërkesave të cilat i konsiderojnë si të panegociueshme, e në rast se nuk plotësohen kanë deklaruar se do të bojkotojnë mësimin më datë 17.

Gjithashtu për këtë protestë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen para Universitetit të Arteve për të mbështetur studentë e pedagogë.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)