Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës: Qindra automjete nga rrethet nisen drejt Tiranës, ngecin në trafik

· 1 min lexim

Ashtu siç ka paralajmëruar prej ditësh, opozita pritet të mbajë sot protestën nëpërmjet së cilës synon largimin e qeverisë Rama.

Sipas PD, me mijëra automjete janë nisur nga rrethet drejt kryeqytetit: 

Durrës – 20 autobusë dhe furgonë si dhe makina private

Berat – 8 autobusë dhe 120 makina private

Shkodër – 30 autobusë

Dibër – 300 makina private

Kukës – 4000 protestues

Vlorë – 1800 protestues të ndarë në 30 autobusë dhe mjete private

Korçë- 12 autobusë dhe 10 mikrobusë

Elbasan – 7500 protestues

Burime nga partia demokratike bëjnë të ditur se janë rreth 50 mijë qytetarë që janë nisur drejt Tiranës, ku pjesa më e madhe tashmë është bllokuar në trafik në autostradën Tiranë-Durrës, ku po kryhen punime prej ditësh. 

Sakaq, forcat e rendit në kryeqytet janë në gatishmëri.

Rreth 900 forca policie kanë rrethuar kryeministrinë pas zërave se portesta mund të jetë e dhunshme. Vetëm pak ditë më parë, “iconstyle.al” raportoi se protestuesit janë udhëzuar të shkatërrojnë strehën me neon në godinën e kryeministrisë.

Burimi: Balkanweb