Skip to content
Kryesore

Protesta e opozitës, Policia e Tiranës njofton për rrugët që do të bllokohen sot

· 2 min lexim

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për menaxhimin e trafikut në kryeqytet, për shkak të protestës së Partisë Demokratike që do të zhvillohet sot, më 15 mars 2025, nga ora 19:00 deri në 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe për të mbrojtur pronën publike dhe private.

Rrugët që do të bllokohen:

Për të mundësuar zhvillimin e qetë të protestës, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit në disa segmente kryesore:

• Ndalimi i parkimit:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

• Sheshi “Nënë Tereza”

• Rruga “Ismail Qemali” (nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”)

• Rruga “Papa Gjon Pali II”

• Bulevardi “Zhan D’Ark”

• Bulevardi “Bajram Curri” (nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”)

• Bllokimi i qarkullimit nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”)

• Rruga “Ukraina e Lirë”

• Rruga “Papa Gjon Pali II”

• Rruga “Ismail Qemali”

Në varësi të zhvillimeve gjatë protestës, mund të ketë kufizime të mëtejshme në akse të tjera të kryeqytetit.

Devijimi i qarkullimit dhe apeli i Policisë

Për të shmangur bllokimet e trafikut, Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e automjeteve në rrugë alternative. Po ashtu, u kërkohet qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të lehtësuar qarkullimin dhe zhvillimin pa incidente të tubimit.