Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës/ Nga bllokimi i rrugëve te shashkat në shesh

· 1 min lexim

Protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur tashmë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh ndërsa demokratët dhe përfaqësues nga LSI-ja kanë marrë fjalën me radhë.

Mësohet se në protestë janë shënuar edhe incidentet e para. Në shesh janë hedhur shashka, ndërsa një nga protestuesit ka gjuajtur me një copë dru ndaj policisë.

Por ndërkohë që protestohet, lëvizja e lirë për qytetarët e tjerë është rënduar.

Kështu pjesa nga mbrapa parlamentit, hapësira nga “Toptani shopping center, hyrja e pedonales nga bulevardi,”si dhe hyrja nga “Bunkart” janë bllokuar komplet.