Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës/ Ja ç’do ndodhë nesër me seancën parlamentare

· 1 min lexim

Edhe pse më herët në faqen zyrtare të Parlamentit njoftohej se seanca e nesërme do të zhvillohej, por nuk ishte përcaktuar ora se kur, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka anuluar seancën plenare.

Mësohet se Ruçi ka njoftuar se nesër seanca nuk do të zhvillohet.

Në orën 10:00 të kësaj të enjteje opozita ka paralajmëruar për një tjetër protestë, e cila ishte menduar se do të zhvillohej para Kuvendit.