Protesta e naftëtarëve, rëndohet gjendja e grevisteve në uzinën e Ballshit  

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur jemi në ditën e nëntë të grevës së urisë së grave naftëtare, gjendja e tyre pasditen e sotme është rënduar tej mase.

Disa gra naftëtare greviste, mësohet se kanë patur marrje mendsh, ulje tensioni, të vjella, rrahje të forta zemre dhe temperaturë.

Ehe pse mjekët e urgjencës kanë këmbëngulur, grevistet nuk kanë pranuar që të marrin mjekim në spital. Një prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndërsa gratë e tjera e kanë refuzuar.

Bëhet me dije se katër gra janë me të vjella, me rrahje zemre të forta dhe temperaturë./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento