Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, nuk do ta besoni se çfarë po vidhte…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Karabinierët italianë kanë arrestuar mesditën e sotme një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap “mat” në flagrancë teksa po vidhte disa…gështenja!

30-vjeçari u pa nga karabinierët pasi këta të fundit vunë re makinën e parkuar pranë një masivi gështenjash në komunën Monterchi.

Pasi kishte qëlluar me drurë dhe gurë disa pemë, shqiptari kishte rrëzuar disa prej tyre dhe kishte grumbulluar rreth 80 kilogramë gështenja të cilësisë së lartë. Ai u kap nga karabinierët në momentin kur po sistemonte ngarkesën e gështenjave në bagazhin e makinës së tij.

Pas arrestimit karabinierët ia kthyen mallin e vjedhur pronarëve, ndërsa mbi shqiptarin tashmë rëndon akuza e vjedhjes së rëndë./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento