Skip to content
Rajoni

Prostitucion dhe kokainë e fshehur në kosheret e bletëve! Arrestohen 4 shqiptarë në Itali

· 1 min lexim

4 shqiptarë dhe 2 italianë kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Atyre u është gjetur 4 kilogramë kokainë dhe heroinë të një cilësie shumë të pastër në zonën e Massa Carraras

Ata e kishin fshehur lëndën narkotike brenda koshereve të bletëve .

Operacioni u kodua nga karabinierët “White Honey”, pasi njëri nga drejtuesit e grupit ishte pronar i disa koshereve me bletë, të cilat mbanin të fshehur sasinë e “mjaltit të bardhë”.

Kjo sasi është sekuestruar tashmë nga policia.

Mendohet se substancat narkotike kanë ardhur nga Belgjika.

Njëri nga të arrestuarit akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ka qenë pikërisht ky shkaku që çoi policët në hetime të mëtejshme, duke vënë në pranga grupin.

6 të arrestuarit ndodhet në burg, ku do përballen me akuzat si grup i strukturuar kriminal.