Pronari i hotelit në Tushemisht tregon tmerrin: Na qëlluan disa herë me kallashnikov, kam frikë për jetën e djemve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Mucollari, që i është bërë atentat edhe më parë, ka rrëfyer ferrin që ka përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pikërisht sot dy persona të maskuar kanë qëlluar në hotelin e tij në drejtim të makinave luksoze.

“Normale që ishte e frikshme. Sa herë që kemi pasur probleme kemi shkuar në polici për denoncim. Mua më kanë djegur makinën. Para një viti cuni im ka pasur një konflikt me tjetër djalë. Dyshoj tek disa persona që ia kam thënë policisë.

Policia u vonua dhe iu kam thënë që hajdeni më herët, se ka ardhur 20 minuta me vonesë. Jemi të tmerruar. Kur doja të shkoja në gjykatë për dëshmi kundër njërit që më ka djegur makinën, më kanë dalë 30 persona përpara e nuk më lanë të hyj e nuk u bë asgjë.

Kanë dalë hapur fare. Unë për vete nuk kam aq problem, por për cunat. Do kërkoj azil. Ne shikojmë punën, nuk bëjmë probleme. Pasurinë e kam të pastër dhe vetëm punoj”, ka thënë pronari i hotelit.

Shpërndaje
Share.

Komento