Skip to content
Të Gjitha

Prokuroria shpëton kryebashkiakun e Ramës, mbyllen hetimet për Agron Malajn

· 2 min lexim

Prokuroria e Përgjithshme ditën e sotme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Një gje e tillë ka ndodhur 6 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike, për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin.

Organi i akuzës sqaron se veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, por prokuroria e ka pushuar.

PD ka pretenduar se Agron Malaj është dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje, por sipas Prokurorisë, nga dokumentet e administruara në dosje, ka rezultuar se ndaj Malajt, nuk ka pasur procedim penal të regjistruar.

Vendimi për Agron Malaj:

Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal”

“Drejtoria e Gjendjes Civile ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të dhënat personale të Agron Malajt.

Refereruar këtyre të dhënave rezulton se subjekti nuk ka kryer ndryshim në përbërësit e gjendjes civile.

Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

“Ky vendim mbi rezultatet e verifikimit do t’i njoftohen brenda tre ditëve Komisionit Qendror të Zgjedhore, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve”.