Prokuroria shpalli moskompetencë, dosja “Azem Hajdari” kalon te Krimet e Rënda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Tiranës ia ka kaluar dosjen e Izet Haxhisë, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan “Faxweb”.

Kërkesa u bë një javë më parë nga Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencë për gjykimin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Ky organ me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, do të shkrihet dhe do të bëhet pjesë e SPAK.

Ndërkohë gjykata e Apelit 6 ditë më parë hodhi poshtë kërkesën e Izet Haxhisë, për ndryshimin e sigurisë në “Arrest shtëpie”.

Haxhia kishte kërkuar lirimin nga qelia, me pretekstin se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Nga ana tjetër avokati i tij, Idajet Beqiri, pretendon se gjykata e Shkallës së Parë, nuk ka llogaritur si duhet vitet e burgut në Turqi.

Izet Haxhia u ekstradua pak muaj më parë nga Turqia.

Ai është dënuar 25 vite në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është dënuar përjetë, për të njëjtin krim.

Shpërndaje
Share.

Komento