Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prokuroria merr si të pandehur Ervin Salianjin, reagon PD-ja: Vendim politik i Edi Ramës

18:53 06/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Vjen edhe një herë tjetër në vëmendje videopërgjimi “Xhafaj- Babale”, por këtë herë si i pandehur është thirrur deputeti i  PD-së, Ervin Salianji. Mirëpo ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet ta marrë në pyetje ditën e premte deputetin, Partia Demokratike ka dhënë reagimin e saj, sa i përket çështjes.

Sipas PD-së, vendimi është terësisht vendim politik i marrë nga Rama dhe kjo sepse tashmë i akuzuar për “kallëzim të rremë” është denoncuesi, pra në këtë rast Salianji dhe jo ai që bën krimin.

“Rama e prokuroria nuk do t’ia mbyllin gojën opozitës”,- thotë PD në reagimin e saj ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTË I PD

Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi: Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.

Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë i paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar. ​

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ervin SalianjiPartia Demokratike

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Qeveria merr vendimin, rriten pagat për prefektët. Ja sa do të marrin tani

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English