Skip to content
Të Gjitha

Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin/ Dajti: Vendim i paligjshëm!

· 1 min lexim

Çështja e Dritan Dajtit rikthehet edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes dhe kjo sepse Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për heqjen e burgimit të përjetshëm për të.

Mirëpo kjo ka hasur në kundërshtimin e menjëhershëm të Dajtit, i cili përmes avokatit të tij e ka apeluar ketë rekurs duke thënë se nuk ishte e drejtë.

“Rekursi i prokurorisë, nuk ka mbështetje në ligj. Ankimimi nuk është bërë nga prokurori i çështjes”-thuhet në argumentin e mbrojtjes.

Dajtit i është hequr masa “Burgim i përjetshëm” dhe i është dhënë shkurtim dënimi në 25 vite, e cila me gjykim të shkurtuar mbeten vetëm 15 vite burg.

Prokuroria e ka ankimuar këtë vendim të Gykatës së Apelit për Krimet e Rënda në datë 13 mars 2019. Kjo sepese Prokuroria e quan vendim i pabazuar dhe kërkon rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 2009 në Durrës.  

Tashmë gjyqtarët që janë marrë me çështjen e tij janë nën hetim për korrupsion.