Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prokuroria italiane vendos nën hetim rektorin e UMT, Arben Gjata

12:00 18/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Mediat italiane kane njoftuar se Prokuroria e Kaljarit ka vënë nën hetim rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Bëhet me dije se ai ka përgënjeshtruar në televizionin shqiptar faktin e dhënies së titullit Doktor Nderi të Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.

Sipas hetimeve italiane, kjo doktoraturë është dhënë në këmbim të ndërhyrjes që Solinas do të kishte tek ministri i jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Emërimi është bërë nga italiani Roberto Raimondi, i cili ka qenë drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, në Universitetin Publik të Tiranës e njëherësh drejtor i Zyrës së Autoritetit të Menaxhimit të Programit Europian, ENI CBC të Pellgut të Mesdheut për rajonin e Sardenjës.

Ajo që prokurorët italianë pyesin është se si u bë e mundur që Guvernatori i Sardenjës, i impenjuar në detyrën e tij të lartë institucionale të ketë marrë në Shqipëri një titull doktorature kur në Itali nuk e ka një diplomë mjekësie e për të cilën duhen vite studimi e eksperience në këtë fushë.

 

Dhe kohë më parë, guvernatori Solinas ka qenë në kritikën e mediave pasi ka deklaruar se ka një titull akademikë në Unviersitetin Leibnitz të Milanos, e që nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit.

 

Dyshimet që prokuroria italiane hedh është se titulli dhe roli akademik i marrë në Shqipëri e në një Universitet Publik është bërë në shkëmbim të emërimit të Roberto Raimondit, (drejtor i shkollës së Doktoraturës në Fakultetin shqiptar), në postin e Drejtorit të Programit ENI në Mesdhe.

 

Guvernatori i Sardenjës së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij është vënë nën hetim për disa prona e toka të dhëna në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike.

 

Gjithsej nën hetim janë 7 figura politike institucionale e sipërmarrës.

 

Diplomat universitare e tituj të lartë akademikë të lëshuar nga universitet shqiptare kanë përfunduar dhe një herë tjetër nën dosjet hetimore të prokurorisë italiane për histori korrupsioni që vënë në hetim figura politike e institucione italiane.

 

Pas djalit të Umberto Bosit, i diplomuar me pak euro në Shqipëri nën një diplomë universitare pa frekuentuar kurrë shkollën, kësaj rradhe nën lupën e hetuesve italianë ka përfunduar Unviersiteti Publik Shqiptar e konkretisht Fakulteti i Mjekësisë, Zyra e Doktoraturave./ Syri.tv

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arben gjatadiplomakorrupsionProkuroria italianeRekrori i MjkesesiseUMT

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
“Të shfuqizohet marrëveshja”,të rinjtë nga Lezha protestë para Gjykatës Kushtetuese

“Të shfuqizohet marrëveshja”,të rinjtë nga Lezha protestë para Gjykatës Kushtetuese

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English