Skip to content
Kronikë

Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për Rrajat, rrezikon të pushohet çështja

· 1 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka ndyshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja që dhunuan barbarish 2 persona.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopë bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Bilbil e Jashar Maja përfunduan me fraktura të rënda pas dhunës barbare dhe vetëm të plagosur lehtë nuk ishin.

Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit. Çka do të thotë se, nëse Bilbil e Jashar Maja nuk kërkojnë hetimin e dhunuesve të tyre, çështja penale ndaj Rrajave mund të pushohet.