Skip to content
Të Gjitha

Kryeprokurori Çela kërkon ristrukturimin e policisë gjyqësore

· 2 min lexim

Olsjan Çela, Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar ristrukturimin e policisë gjyqësore në prokurori dhe nisjen e kontrollit të veprimtarisë së oficerëve të policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Në njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme thuhet se nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë ristrukturimi do të bëhet nëpërmjet ndryshimeve të oraganikës së oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë 12 prokurorive.

Gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

“Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit  mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore”.