Skip to content
Të Gjitha

Projekti i Unazës/ Eksperti ligjor i PD: Projekti i ndryshuar me qëllim, ia dhanë Begos të ndërtojë kompleks luksoz

· 2 min lexim

Projekti i Unazës vazhdon akoma të jetë debat dhe eksperit ligjor I PD, Gazmend Bardhi, ka thënë se se ky projekt ka ndryshuar me vetëdije.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Bardhi ka thënë se Rama dhe Veliaj ia kanë lënë qëllimisht projektin e Unazës biznesmenit Edmond Bego, në mënyrë që ky I fundit të ndërtojë një kompleks luksoz.

Gjatë bisedës me gazetarin Ylli Rakipi, Bardhi ka nxjerrë të dhëna që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

Bardhi: Në vitin 1995 banorët në pronën që tregova marrin vendim për kompesim për pronat. Pra nëse shteti do i nxirrte në shitje këto prona kërkon personat që i ka njohur të drejtën e pronësisë së këtij trualli. Nga ’95 deri në 2004 nuk ka shprehje vullneti nga banorët për të privatizuar magazinat që ndodhen aty. Në vitin 2014 afrohet një biznesmen jo i panjohur publik, Edmond Bego,  dënuar për trafik droge. Ai i merr përsipër atyre se do garantojë privatizimin nga shteti në emër të tyre. Në 2015 Ahmetaj nxjerr një udhër për vlerësimin e këtyre pronave. E gjithë vlera e plotë e privatizimit e ndarë në 4 këste është paguar nga Mond Bego. Këto dokumenta do publikohen ditën e hënë. Për 6 muajsh, ajo që skishte ndodhur nga ’95 në vitin 2016, ndodhi brenda kësaj kohe të shkurtër. Aty parashikohet ndërtimi i një kompleksi.

Rakipi: Ahmetaj tha se Genc Ruli e ka privatizuar këtë pronë

Bardhi: Mashtrim. Është mashtrim. Kontrata është lidhur në vitin 2016, është fakt dhe e provuar. Ajo që është aferë në këtë rast do ta them tani. Pronarët më parë i kishin dhënë tagrën Edmond Begos për ta privatizuar. Privatizimi ka mbaruar në 6 muaj kur në lojë është futur trafikanti Edmond Bego. Në 2016 është bërë privatizimi për të ndërtuar pallati. Aty nuk lejohej ndërtimi. Se projekti prekej nga projekti i rehabilitimit të Lanës. I bërë kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Basha. Tani ndryshoi plani vendor i Tiranës. Projekti i Lanës spostohet që të mos prekë aty ku ka në plan të ndërtojë pallate Edmond Bego. 6 muaj pasi Bego mori këtë pronë, ndryshon plani vendor.

Babaramo: Kush e nxorri në shitje?

Bardhi: Ministria e Ekonomisë