- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetProjekti i Portit të Durrësit! Ervin Salianji tregon se kush 'fshihet' pas...

Projekti i Portit të Durrësit! Ervin Salianji tregon se kush ‘fshihet’ pas arabëve

- Reklamë -spot_img

Ndërtimi i Portit të Durrësit është një temë që ka ngjallur debat dhe polemika kohët e  fundit.  Ndërkohë që deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur ashpër deklaratave dhe gjuhës ofenduese të kryeministrit Edi Rama, të përdorur sot në Kuvend.

“Ndërkohë që ne përpiqemi me rrugë institucional, kjo aferë ka lindur nga tavolina e Nusretit ku qeveria nisi ti ofronte Shqipërinë një investitori dhe pjesën tjetër të investimit do ta kenë kompani ofsshore. I keni parë sesi sude Rama bashkë me bashkëpunëtorët e vetë po shet ajrin dhe tokën. E keni edhe në kontratë, që një pjesë e të ardhurave do të vijë nga grumbullimi i të ardhurave. Toka nuk vlen 600 milion euro, vlen më shumë se një milliard euro në vlerën e sotme. Kjo tokë, nëse do u jepej sicilit biznesmen shqiptar, do të jepej me 50 %. Kjo po ndodh sot në Shqipëri, jepen me 50 % dhe u kërkohet edhe 2 milion euro. Sepse pas projektit fshihen oligarkët shqiparë. Nuk ka investitor strategjik që hyn në këto të Sude Ramës. Humbni po ashtu miliona euro të tjera. Të gjithëve u ka ardhur një shkresë, që thotë se po cënoni investimet e biznesit gjerman dhe mund të shkojë në 300 apo 400 milion euro të tjera dëm. Nëse nuk ka arsye fitimprurëse të bandës së Edi Ramës dhe njerëzve të tij, si u marka një port. Do ja ngarkoni qytetarëve shqiptarë, më shumë se 400 milionë euro ka për të shkuar Porti në Porto Romano. Ku ka thoni ju, pse porti në mes të qytetit. Ku ka një port, më thoni një port. Të gjitë portet janë aty ku kanë qenë historikisht. Ju atë që nuk e bënë dot romakët me luftë po e bëni me kompani lindore. Ka korrupsion aq të madh sa u djersit dhe u bë ujë ky sot, sepse e kanë kapur për gryke. E për këtë ne do të jemi me qytetarët shqiptarë për të ndaluar çdo projekt korruptiv të këtyre përmasave”, deklaroi Salianji.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj