Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Profilet/ Këta janë ministrat e rinj të përzgjedhur nga Rama

13:57 28/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme gjatë zhvillimit të Asamblesë së PS-së u njoftuan një sërë ndryshimesh . Kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e 7 ministrave dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj.

Gjithashtu Rama njoftoi edhe emërimin e Erion Braçes si zëvendës kryeministër dhe emërimin e Elisa Spiropalit si ministre për marrëdhëniet me parlamentin.

Po kush janë emrat e rinj, që bëhen pjesë e kabinetit qeveritar?

Anila Denaj

 Ministre e re Financave dhe Ekonomisë. Denaj drejton Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vitin 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.

Belinda Balluku

Ajo do të zëvendësojë Damian Gjiknurin në postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku është aktualisht në krye të Albcontrol, ka mbajtur më herët edhe postin e nënkryetares së Bashkisë, në kohën kur jo e fundit drejtohej nga Edi Rama.

Genti Caka

U emërua sot Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar në këtë post Ditmir Bushatin. Ai mban aktualisht postin e zv/ministrit në këtë ministri dhe ka një eksperiencë në fushën e integrimit me eksperiencë akademike të shkëlqyer.

Besa Shahini 

Shahini do të jetë ministrja e re e Arsimit. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ajo ishte dhe analiste e pavarur politikash për çështje të integrimit në BE dhe arsim. Në periudhën 2004-2015, Besa ka qenë analiste e lartë politikash pranë Inicitiativës Evropiane për Stabilitet (ESI) në Berlin. Ndërsa më parë, në vitet 2002-2004, ajo ka qenë asistente akademike pranë York University në Toronto.

Elva Margariti

Margariti me profesion arkitekte pritet të drejtojë Ministrinë e Kulturës, duke zëvendësuar Mirela Kumbaron.  Margariti ka ka qenë koordinatore  Kombëtare e Programit “100 Fshatra”, ndërsa ka punuar edhe në kryeministri si këshilltare.

Megjithatë,  Rama, pritet të dërgojë ndryshimet e kabinetetit qeveritar në Presidencë për dekretim. Kushtetuta e Republikës parashikon që Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Presidenti ka 7 ditë kohë për dekretet ndërsa kuvendi 10 ditë.

Por ndërsa Kuvendi ka marrë pushimet e fundit, dy janë mundësitë që ministrat e rinj të marrin detyrën. Seanca më e afërt plenare, është ajo e 21 janarit, e cila nuk i konvenon kryeministrit, pasi studentët kanë paralajmëruar protestë në 7 janar. Ndërsa një tjetër mundësi është mbledhja e një seance të jashtëzakonshme për të votuar qeverinë e re Rama./ balkanweb

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Besëtytnitë dhe zakonet që shoqërojnë Vitin e Ri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.