Skip to content
Të Gjitha

Priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot

· 1 min lexim

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh.

Në orët e mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Përgjatë luginave prezencë të mjegullës në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 6°C deri në 19°C
zoant e ulëta 8°C deri në 22°C
zonat bregdetare 10°C deri në 22°C.