Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prishtinë/ E rëndë, gruaja shqiptare shtatzënë sulmohet nga qentë e rrugës

22:24 22/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një grua shtatzënë ka shpëtuar sot për “fije” në Kosovë pasi është sulmuar nga një tufë qensh të uritur endacakë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Oruqi”, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Gruaja nga Prishtina është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë, pasi po kthehej nga çerdhja e fëmijëve në shtëpi. Ajo ka deklaruar se qentë i kanë shkaktuar plagë në bark dhe në pjesën e këmbëve.

29-vjeçarja Besnike Beqiraj, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka deklaruar se është sulmuar nga rreth 10 qen. Ajo ka thënë se është rrëzuar si pasojë e sulmit të qenve dhe nuk ka mundur të ikë.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthyer prej çerdhes së fëmijëve, drejt shtëpi, është një pjesë ku rijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qen. Më kanë sulmua tepër, më kanë rrëzuar, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija, s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë, nuk më ka dëgjuar askush”, ka deklaruar Beqiraj.

Ajo ka deklaruar se ka shumë plagë, të cilat po i shkaktojnë dhimbje të mëdha.

“Kam shumë dhimbje, kam shumë plagë, jam shumë e lënduar, plagët i kam prej pjesës së barkut e poshtë. Këta të komunës as nuk vinë me e pa, aty rrinë goxha shumë qenë dhe fëmijët rrinë andej. Kam pak qetësim të dhimbjeve sepse jam duke marrë terapi, por i kam dhimbjet shumë të forta, pjesën e këmbëve e kam krejtësisht të kafshuar”,- ka thënë ajo.

Doktoresha Krenare Makolli ka deklaruar se pacientja është sulmuar kryesisht në pjesën e këmbëve.

“Pacienten e kemi pranuar sot në mëngjes, sigurisht për shkak të gjendjes së saj pasi është shtatzënë është një gjendje më e jashtëzakonshme se rastet e tjera.

Kafshimet e qenve janë bërë problem i madh, zonja ka qenë e shqetësuar, është konsultuar gjinekologu, janë pastruar plagët, për momentin është stabile por e shqetësuar po.

Image

Ka plagë në ekstremitete, kafshimet e qenve mund të bëjnë plagë jo të qarta. për momentin i jepet ndihma e parë e pastaj shkojmë me procedurat tjera që do t’i ndjekë në javët e ardhshme”,- ka thënë Makolli.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas kësaj ngjarjeje.

“Situata me qentë endacakë është alarmante në çdo komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza, por hasëm në vesh të shurdhër, thua se është thjeshtë çështje administrative”,- ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shkruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë buxhet 1.3 milionë euro për ta trajtuar çështjen e qenve endacakë, por situata është edhe më keq.

/Burimi: Express /GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gruaprishtineqenshtatzene

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Mesazhi i koduar i Yuri Kim për SPAK, ambasadorja: Kanë tentuar të pengojnë drejtoreshën e BKH-së! (DEKLARATA)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English