Skip to content
Politikë

“Prioriteti në Tiranë ka qenë pastrimi i parave”, Meta prezanton planin për stregimin social

· 2 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është shprehur se me programin e Partisë së Lirisë dhe opozitës, do të shumëfishohet fondi për strehimin social. Sipas Metës deri tani prioritet në Tiranë ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Meta thekson se kjo gjë do t’i jepete zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Në Tiranë sot është e pamundur për këto kategori dhe jo vetëm, që të blejnë një banesë, duke parë nivelin e rrogave që janë aktualisht dhe çmimet që çdo ditë vazhdojnë të rriten

STATUSI:

Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.

Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.

Bashkë Fitojmë!