Skip to content
Kryesore

Princesha Kate Middleton me kancer, reagon Mbreti Charles

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme është publikuar lajmi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton është diagnistifikuar me kancer.

Pas këtij lajmi ka reaguar pallati mbretëror Buckingham, duke thënë se Mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre në spital.

Mbreti është “shumë krenar për Kate për guximin e saj për të folur ashtu siç bëri,” tha pallati, duke e përshkruar princeshën si “nusja e dashur e monarkut”.

Mbreti dhe Mbretëresha “do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen gjatë kësaj kohe të vështirë”.