Prezantohen kandidatët e PS-së për kryetar bashkie në qarkun Elbasan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, prezantoi kandidaturat e kryebashkiakëve të PS-së në zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Qarkun Elbasan.

Më 30 Qershor PS-ja në një pjesë të Bashkive të qarkut do të rikonfirmojë kandidatët aktualë dhe në një pjesë tjetër do të garojë dhe fitojë me kandidatura të reja, të cilat do të sjellin më shumë energji dhe efektivitet, duke ecur mbi të njënjtat themele të mira që janë vendosur.

Në Bashkinë Prrenjas, Balla deklaroi se Kryesia e PS-së në mënyrë unanime ra dakord që të kandidojë Nuri Belbën. Në qytetin e Belshit, Balla tha se është rikandiduar kryetari aktual i bashkisë, Arif Tafani, i cili sipas tij do të vijojë punën e nisur për transformimin e Belshit.

“Sfida e Arif Tafanit është të intensifikohen më shumë projekte në agroturizëm për ta shndërruar Belshin në një prej qendrave më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri’- u shpreh Balla.

Ndërsa në qytetin e Cërrikut kandidati i Partisë Socaliste për zgjedhjet e 30 Qershorit do të jetë Andi Salla. Sipas Ballës, Cërriku duhet shpëtuar ashtu si dhe Prrenjasi, pasi drejtohen nga përfaqësues të LSI-së, të cilët u zgjodhën në krye të bashkive me votat e socialistëve.

“Në të 8 bashkitë që drejtohen nga LSI, pavarsisht se me votat e socialistëve ka qenë një zhgënjim i madh për banorët si dhe për cilësinë e punimeve, të cilat do të jenë objekt i një auditimi. Dua të theksoj se nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë dallim sa i përket investimeve për këto bashki që drejtoheshin nga LSI-a.”- tha Balla.

Sa i përket Bashkisë së Gramshit, PS ka vendosur që të kandidojë kryetarin aktual të PS-së në këtë qytet, Klodian Taçe. Sipas Ballës, Taçe është një vlerë e shtuar e PS-së në Gramsh dhe se do të jetë në krye të bashkisë së Gramshit. Në Bashkinë e Librazhdit, PS-ja vendosi të rikandidojë kryebashkiakun aktual, Kastriot Gurra. Sa i përket kësaj, bashkie, Balla nënvizoi se faktin se Bashkia Librazhd është një institucion i besueshëm, jo vetëm për qeverinë shqiptare, por dhe për qeveritë e vendeve partnere, ku qeveria gjermane gjatë këtij viti do të investojë rreth 10 mln euro në sistemimin e trajtimit të ujrave të zeza dhe kanalizimeve në gjithë qytetin e Librazhdit. Ndërsa në kryeqendrën e qarkut, Elbasan, Partia Socialiste e Shqipërisë do të kandidojë Prefektin aktual, Gledian Llatja. Sipas Ballës, eksperienca shumë vjeçare e Gledit në pozicione të ndryshme të administratës shtetërore do të jetë një vlerë e shtuar për Elbasanin.

Shpërndaje
Share.

Komento