Skip to content
Të Gjitha

Pretendon se është në Durrës, shtëpia e publikuar nga Berisha ndodhet në Turqi

· 1 min lexim

Shqiptarët përjetuan momente paniku gjatë fundjavës, si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme.

Lëkundja më e fortë e 30 viteve të fundit u dëgjua të shtunën rreth orës 16:00, me magnitudë 5.8 ballë dhe epiqendër në Kepin e Rodonit.

Si pasojë e tërmetit, shumë banesa pësuan dëmtime në Durrës në Tiranë, ndërsa u shënuan dhe mbi 100 të plagosur lehtë.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari në Bodinak të Durrësit.

Ky i fundit pretendon se administrata e qytetit bregdetar nuk i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

Mirëpo nga një verifikim në internet, rezulton se banesa në fjalë ndodhet në qytetin e Açipajamit në provincën Denizli në jug-perëndim të Turqisë.

Ndërsa foto e publikuar nga Berisha, i përket tërmetit të 1 korrikut.

Si pasojë e këtij tërmeti, i cili ishte me magnitudë 5.7 ballë, u shkatërruan disa banesa si dhe u evakua i gjithë spitali i qytetit.