Skip to content
Të Gjitha

Pretendimet e Astrit Avdylit për prokurorët, shtyhet sërish seanca ndaj grupit të Shijakut

· 1 min lexim

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë seancën ndaj Avdylajve.

Shkak u bë mungesa e prokurorit Vladimir Mara. Astrit Avdyli kërkoi që në seancë të ishin të pranishëm edhe dy prokurorët, Vladimir Mara e Dritan Prençi.

Avdyli pretendon, se dy prokurat kanë manipuluar provat, prandaj kërkon ballafaqim me to.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 16 janar, ku të pandehurve pritet t’u komunikohen akuzat.

Banda e “Avdylajve” është pjesë e dosjes “339”, për shitblerjen e votave në Durrës, ku është i përfshirë edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Në bazë të përgjimeve të publikuara nga BILD, rezulton se Avdylajt bëjnë presione në administratë për votën, në favor të ish-kryebashkiakut Dako.

Mesohet se është shtyrë edhe seanca ndaj ish-deputit Arben Ndoka, i cili u arrestua gjithashu në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një pjesë të madhe të avokatëve dhe të pandehurve.

Vendimi për ish-deputetin, u shty për datën 9 janar.