Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidentja e Moldavisë: Anëtarësimi në BE, mburojë kundër agresionit rus

17:48 18/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i shtetit të saj është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër agresionit potencial rus.

Më 1 qershor, Moldavia do të jetë nikoqire e samitit të parë të 44 shteteve të Bashkësisë Politike Evropiane – një nismë e iniciuar vitin e kaluar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që synon të rrisë bashkëpunimin midis BE-së dhe shteteve joanëtare, ku përfshihen edhe shtetet aspiruese nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Kaukazit.

Moldavia, së bashku me Ukrainën fqinje, vitin e kaluar morën statusin e vendit kandidatë për në BE, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Moldavia, një prej shteteve më të varfra në Evropë, ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas që ikln nga lufta.

Rusia vazhdon të ketë të stacionuar mbi 1.000 trupa në Transnjestër, një rrip toke midis Moldavisë dhe Ukrainës, gjoja për operacione paqeruajtëse dhe për ruajtjen e një depoje të madhe municionesh të epokës sovjetike.

“Sigurisht, nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në Ukrainë, por ne shohim rreziqe dhe ne besojmë se mund ta shpëtojmë demokracinë tonë vetëm duke qenë pjesë e BE-së”, tha Sandu për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ne besojmë se Rusia do të vazhdojë të jetë një burim i madh i paqëndrueshmërisë për vitet e ardhshme ne na duhet të mbrojmë veten”, shtoi ajo.

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, kur edhe shpalli pavarësinë.

Më 1992, Moldavia zhvilloi një luftë të shkurtër me rajonin Transnjestër, të mbështetur nga Rusia, rajon që u shkëput. Moldavia druan se ky rajon dëshiron të bashkohet me Rumaninë fqinje.

Moldavia ndan histori dhe gjuhë të njëjtë me Rumaninë, pjesë e së cilës ishte deri në Luftën e Dytë Botërore.

Sandu, ish-zyrtare e Bankës Botërore që është shkolluar në Shtetet e Bashkuara, u zgjodh presidente në nëntor të vitit 2020, duke zëvendësuar në këtë post Igor Dodonin, që gëzonte mbështetjen e Moskës./REL

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

E rëndë në Fier / Vajza mbyt me tel babain, tenton të fshehë ngjarjen

Një krim i rëndë familjar ka tronditur fshatin Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare dyshohet se ka mbytur të atin...

17:46 24/07/2025
Dhunohet biznesmeni Laert Kasaj, shkak përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te “Delijorgji”
Aktualitet

Dhunohet biznesmeni Laert Kasaj, shkak përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te “Delijorgji”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë, ku...

09:54 23/07/2025
Para
Ndonëse jo-favorit në finalen e Champions, Zanetti beson te Inter: Jam entuziast

Ndonëse jo-favorit në finalen e Champions, Zanetti beson te Inter: Jam entuziast

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të shpëtohen urat e Vjosës: Auron Tare bën thirrje për riparimin si pasuri historike dhe atraksion turistik

Të shpëtohen urat e Vjosës: Auron Tare bën thirrje për riparimin si pasuri historike dhe atraksion turistik

22:32 30/07/2025
Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës pranon ndihmën për fshehjen e kufomës, kërkon gjykim të shkurtuar

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës pranon ndihmën për fshehjen e kufomës, kërkon gjykim të shkurtuar

18:40 30/07/2025
Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

15:42 30/07/2025
Rai 3 tregon të vërtetën që ne heshtim: Shqipëria e betonit, krimit dhe popullit që nuk ngrihet për askënd

Rai 3 tregon të vërtetën që ne heshtim: Shqipëria e betonit, krimit dhe popullit që nuk ngrihet për askënd

13:52 30/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.