Skip to content
Bota

Presidentja e KE largohet nga samiti i Bashkimit Evropian, një person i stafit pozitiv me Covid-19

· 1 min lexim

Presidentja  e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar ditën e sotme se duhet të largohet nga  samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, pak orë pasi kishte filluar punimet në këtë samit.

Arsyeja e këtij largimi të papritur është se një person i afërt me të cilin Von der Leyen kishte parur kontakt kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas rregullave, ajo tani do të vetizolohet edhe pse ka rezultuar negative për virusin. Ndërkohë kujtojmë se kjo është hera e dytë që presidentja e KE vetëizolohet.

Postimi në Twitter:

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo. “Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim. ”