Presidentja e KE: Hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin vendim historik!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se hapja e bisedim eve dhe pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, do të jetë një vendim ‘historik’.

Gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian, Von der Leyen ka theksuar se e ardhmja e të gjithë rajonit të Ballkanit, do të jetë në BE.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.

“Von der Leyen mbron vendimin ‘historik’ për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë në Parlament  Pisonero.

“E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”, ka thënë zëdhënësja Pisonero, duke cituar Presidenten e KE.

Po ashtu edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka cituar Presidenten e KE, Von der Leyen, duke thënë se: Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të Maqedonisë ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.

Shpërndaje
Share.

Komento