Skip to content
Aktualitet

Presidenti Meta shpall datën e re të zgjedhjeve, ja kur do të mbahen

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka nënshkruar sot dekretin për zgjedhjet e reja lokale, që sipas tij do të jenë në 13 tetor. E nga ana tjetër pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ironizoi takimet e presidentit Meta, duke i cilësuar si “karnavale politike”

Meta shprehet dhe bën thirrje që të ketë reflektim dhe se e ka pritur të parin kryeministrin Rama që të merrte pjesë në takimin e pati ftuar që ditën e djeshme.

“Dua t’ju njoh me dekretin për datën e re të zgjedhjeve që është 13 Tetori. Unë jam i bindur se nuk do asnjë bashki pa asnjë kandidat. Shpresoj që të ketë reflektim. Jam këtu për të bërë maksimumin dhe jo për të plotësuar tekat e opozitës”, është shprehur presidenti Meta.