Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti Begaj pret gjeneralin Christopher Cavoli

18:46 17/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli. Presidenti i Republikës i shprehu mirëseardhjen Gjeneral Cavolit, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare. Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s. “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”,  duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. “Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s. Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Etiketa: begajPresidentitakimzyrtar

Të tjera

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi
Aktualitet

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

SPAK ka zbarkuar këtë të premte te drejtoresha e sapoemëruar e KESH-it, duke konfirmuar se jo të gjithë të afërmit...

00:17 27/12/2025
Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë
Aktualitet

Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë

Dosja hetimore e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit po thellohet, teksa dalin në dritë detaje të rënda...

23:05 26/12/2025
Para
Kosova hedh poshtë kërkesat e presidentit Vuçiç

Kosova hedh poshtë kërkesat e presidentit Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

00:17 27/12/2025
Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë

Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë

23:05 26/12/2025
Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

19:58 26/12/2025
Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

18:21 26/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.