Skip to content
Politikë

Presidenti Bajram Begaj firmos dekretin për Amnistinë Penale

· 1 min lexim

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme projektligjin për amnistinë penale. Projekti ligji u miratua me 110 vota në parlament të enjten e shkuar, kur në seancë pati edhe debate mes deputetëve. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Njoftim për Shtyp:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.

DEKRETI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

DEKRETOJ:

Shpalljen e ligjit nr. 33/2024, “Për dhënie amnistie”.

Dekret nr. 139

Tiranë, më 9.4.2024

BAJRAMI BEGAJ