Premtimi i presidentes së KE: Do përpiqemi të rindërtojmë Shqipërinë pas tërmetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetjen e saj për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kroat, von der Leyen tha se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarja e lartë e BE theksoi, se unioni do të bëjë të pamundurën, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të plotësojnë kriteret për hapjen e negociatave.

“Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhuara për të arritur këtë. Na duhet të prezantojmë një metodologji të re brenda Samitit të Zagrebit. Do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Kroacia është vendi i fundit dhe e ka eksperiencën e freskët. Metodologjia e re do të jetë komplekse dhe do ta prezaqntojmë së shpejti. Do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë që dera për ta të jetë e hapur dhe që të çelim negociatat. Duhet të plotësojnë kriteret  të dyja vendet. Jam e sigurt se do të kemi sukses lidhur me këtë”, tha ajo.

Në lidhje me konferencën e donatorëve, presidentja e KE tha se do të mbahet më 17 shkurt.

“Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt, që vjen pas tërmetit të tmerrshëm. Do përpiqemi të ndërtojmë Shqipërinë pas tërmetit, është një mesazh i qartë nga ana jonë sa i përket kësaj cështje”, u shpreh Ursula von der Leyen.

Shpërndaje
Share.

Komento