Skip to content
Të Gjitha

Prekte me duar studentet në autobus, arrestohet manjaku shqiptar në Itali

· 1 min lexim

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, për ngacmim seksual.

Ky i fundit u denoncua nga disa studente në një provincë të Modenas.

Sipas mediave italiane, shqiptari iu afronte vajzave të reja në autobus.

Duke përfituar nga numri i madh i njerëzve shqiptari fillonte të prekte me duar vajzat, disa prej tyre edhe minorene.

Shqiptari i bënte këto veprime në mënyrë të përsëritur.

Ai madje hipte në autobus, në oraret kur studentet dilnin nga shkolla.

Pasi policia mblodhi dëshmitë e vajzave, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e 29-vjeçarit.

Ky i fundit ka mohuar akuzat, por është tradhtuar nga kamerat e sigurisë.

Gjyakata e Modenas vendosi ta dënonte shqiptarin me “Arrest shtëpiak”.

Deri ditën e arrestimit, ai vijonte të ngacmonte vajzat në autobus.