Skip to content
Të Gjitha

Vlorë/ Preken nga COVID-19 dy sanitare, I gjithë stafi në karantinë

· 1 min lexim

Dy sanitare në maternitetin e Vlorës kanë rezultuar pozitive duke e detyruar të gjithë stafin të karantinohet.

Kjo ka ardhur pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19 dhe numrit të shtuar të të prekurve në vend.

Aktualisht në qytetin e Vlorës janë 7 raste aktive, nga 608 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë mbi pandeminë në vend u raportuan 50 raste pozitive me koronavirus, ndërkohë që një ditë më parë u thyen rekordet me 82 të infektuar.

Përgjatë kësaj jave kurba e infektimeve ka shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa është ulur ditën e sotme, ndonëse shifra mbetet përsëri e lartë.

Gjatë 24 orëve në vend janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin total të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 1077.