- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPrej vitesh e tërhequr nga politika, Valentina Leskaj tregon raportet me kryeministrin...

Prej vitesh e tërhequr nga politika, Valentina Leskaj tregon raportet me kryeministrin Rama

- Reklamë -spot_img

Prej vitesh larg zhurmës së politikës, ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka zbuluar më shumë për raportet e saj aktuale me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Leskaj tha në “Abc News” se ka ende komunikim me kreun e qeverisë.  Ish-deputetja tregoi se së fundmi e ka takuar Ramën në Izrael, gjatë një mbledhjeje me bordin ndërkombëtar të antisemitizmit, ku ajo është pjesë.

“Po patjetër. Më qëlloi së fundmi, jam anëtare bordit ndërkombëtar të antisemitizmit dhe ne kishim mbledhjen e bordit në Izrael, dhe jam zgjedhur nga ata pasi kam ikur nga politika. Ndërkohë koiçidoi me vizitën e kryeministrit atje, ai bëri takim edhe me përfaqësuesit e bordit tonë. Sigurisht që unë kudo që të jem, jam shqiptare… Njerëzit më kanë pyetur se kanë parë fotot në televizion të bëra gjatë takimeve, ‘ti ke ikur, vazhdoni komunikimin?’ Natyrisht që me partinë time po e po, por edhe me të tjerë”, u shpreh ish-ministrja.

Sjellim në kujtesë se me kalimin e socialistëve në vitin 2005 në opozitë, Valentina Leskaj drejtoi për 8 vite me radhë komisionin e medias, ndërsa në parti ka qenë pjesë e kupolës drejtuese. Nga viti 2007-2009 zinja Leskaj ka drejtuar edhe grupin parlamentar socialist.

E zgjedhur deputete në 4 legjislatura, zonja Leskaj ka ushtruar funksionet e nënkryetares së Kuvendit përgjatë 4 viteve të fundit të karrirës së saj politike, e pas largimit të Ilir Metës drejt presidencës ajo kryesoi Kuvendin.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj