Prej tre muajsh i lirë, si i fali Gjykata e Fierit 4 vite e 10 muaj burg ish-anëtarit të bandës së Durrësit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Fierit ka lënë të lirë më 11 tetor të 2019-ës, një tjetër anëtar të ish-bandës së Durrësit.

Bëhet fjalë për Sardian Sulejmanin, i cili rezulton i dënuar që prej korrikut të 2014-ës.

Ai ishte dënuar me 25 vite burg, për tentativën e vrasjes ndaj ish-kreut të bandës, Lulzim Berisha dhe vrasjen e Avni Gashit.

Për të njëjtat akuza ishte dënuar edhe Endrit Dokle, i cili u lirua nga Gjykata e Krujës vetëm pak ditë më parë.

Sipas “Shqiptarja.com”, Sulejmani qëndron prej 3 muajsh lirë, pasi gjykata i ka falur 4 vite e 10 muaj burg.

Gjyqtari Piro Sota vendosi që kjo masë dënimi, të shlyhet në periudhë qëndrimi me kusht.

Sulejmani gjatë kësaj kohe, nuk duhet të shoqërohet me asnjë person të dënuar.

Në argumentimin e lirimit me kusht thuhet: “arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari Sulejmani është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri”.

Gjithashtu Bashkia e Fierit ka lëshuar një akt mirësjelljeje për Sulejmanin.

Në aktin e mirësjelljes thuhet: “familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë Sardiani dhe Barjami. Babai, Bajrami jeton i vetëm pasi Sardiani i biri, ka vite që ndodhet ne burg. Kjo familje është banore e lagjes Konferenca e Pezës, Njësia Administrative nr.2 Fier dhe gëzojnë respekt në komunitetin ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit në 12 nënëtor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999”.

Prokuroria e Fierit ndërkohë ka apeluar vendimin dhe pritet që çështja të shkojë në Apelin e Vlorës.

Shpërndaje
Share.

Komento