Arrestohen dy çifte shqiptare në Itali, burrat vidhnin shtëpitë ndërsa gratë i prisnin në makinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy çifte shqiptare janë vënë në pranga në Itali.

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje”.

Kohët e fundit çiftet kishin grabitur disa shtëpi në Macerata dhe zonat e tjera përreth.

Mbrëmjen e djeshme ata u kapën në flagrancë, teksa gratë ecnin me makina në zonë ndërsa burrat ishin futur në banesa për të grabitur.

Gjatë arrestimit policia sekuestroi sende të çmuara, doreza, kapele, dy elektrikë, një kaçavidë të madhe dhe shumë telefona celularë.

Po ashtu, kishin grabitur edhe unaza, orë, vathë, varëse, diamante dhe para pqë arrinin një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro.

Të arrestuarit ndodhen në burg në pritje të seancës për dhënien e masës së sigurisë.

Shpërndaje
Share.

Komento