Prej 7 muajsh e mbyllur nga Covid-19, Xhamia e Mekës hap dyert për besimtarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhamia e Madhe në qytetin e shenjtë të myslimanëve, Mek’a, ka hapur dyert për të gjithë besimntarët.

Qabja ishte e mbyllur që prej muajit mars kur shpërtheu pandemia botërore Covid-19. Lajmin për rihapjen e Xhamisë së Mekës e kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite. Media arabe janë shprehur se hapja e Xhamisë së Madhe shënon një hap në fillimin e hapjes graduale në të gjithë vendin.

Kujtojmë se Xhamia e Madhe e Mekës është vendi më i shenjtë për besimtarët e fesë myslimane, ku edhe çdo vit bëhet pelegrinazhi i quajtur Haxh, ku miliona besimtarë e vizitojnë dhe kryejnë adhurimet dhe ritet fetare rreth gurit të Qabes./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento