Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prej 18 marsit s’ka shërbim nga OSSH se drejtori është në fushatë

23:44 28/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar publikisht pengesat dhe sorollatjet që ka hasur në përpjekje për të marrë një shërbim nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSH). Sipas saj, prej 18 marsit, pavarësisht se ka paguar faturat dhe ka ndjekur të gjitha procedurat, nuk ka mundur të marrë shërbimin për shkak se drejtori i OSSH është angazhuar në fushatë zgjedhore për Partinë Socialiste.

Xama thekson se është detyruar të bëjë qindra telefonata, të kërkojë ndere, madje edhe të blejë vetë materialet e nevojshme, por përsëri nuk ka arritur të përfundojë procesin pasi mungon firma e drejtorit, i cili ndodhet në fushatë elektorale. Në postimin e saj, gazetarja thekson se kjo situatë pasqyron qartë keqfunksionimin e institucioneve dhe largësinë e Shqipërisë nga standardet e Bashkimit Europian.

Më poshtë postimi i plotë i gazetares Ola Xama:

“E kupton që nuk ke për të hyrë kurrë në Bashkimin Europian, kur për të marrë një shërbim të cilin e paguan të sorollatin, të detyrojnë të futësh miq që të ta zgjidhin dhe në fund të marrësh përgjigjen se ka mbetur vetëm për firmë por drejtori është në fushatë!

Për çfarë bëhet fjalë? Është aplikuar për të bërë lidhje energjie me shtesë fuqie pranë OSSH që në 18 mars dhe askush nuk kthen përgjigje që të japë dakordësi dhe të vazhdohen punimet.

Procedura është e tillë, bëhet aplikimi, specialisti bën preventivin se sa i kushtojnë materialet për lidhjen kompanisë OSSH, paguhet fatura që varion nga 500 në 800 euro, dhe në fund drejtori rajonal firmos për t’i hapur rrugë lidhjes së energjisë. Zakonisht të thonë që duhet të presësh sepse nuk kemi bërë tenderin për furnizimin me materiale, i thua s’ka gjë se i ble vetë, paguan faturën kot (sepse materialet nuk i merr) dhe elektrifikohesh.

Aplikimi për këtë procedurë është online, por ata që e kanë provuar e dinë shumë mirë që duhet të bësh 100 telefonata, të lutesh, stresohesh dhe të kërkosh ndere. Dhe për çfarë? Për të marrë një shërbim që e paguan. Me shërbimet që paguhen siç është shpërndarja e energjisë dhe kërkesat teknike të klientëve, paguhen dhe pagat e punonjësve të cilëve duhet t’iu lutemi dhe t’i gjejmë mikun.

Pasi ke bërë të gjithë këtë rrugë, kur ka fushatë, thonë prit sa të mbarojnë zgjedhjet që drejtori të kthehet në punë. Pra ne i paguajmë rrogën, por ai punon për Partinë Socialiste. Kjo është keqeverisja dhe këtu e kupton që Bashkimi Europian është qindra vite dritë larg.”

Të tjera

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit
Kryesore

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Shpërthimi i Ebolës në Afrikë po rikthen shqetësimin global, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së virusit në...

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë
Aktualitet

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mes debateve procedurale dhe mungesave të shumta të...

12:25 26/05/2026
Para
Rama show në QSUT, qytetarët pa ilaçe dhe aparatura jetike

Rama show në QSUT, qytetarët pa ilaçe dhe aparatura jetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

12:25 26/05/2026
Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

11:01 26/05/2026
ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

19:10 25/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.