Skip to content
Të Gjitha

Pranga inspektorëve të kontrollit teknik, merrnin rryshfet për makinat jashtë standardeve

· 2 min lexim

Policia e Laçit ka rënë në gjurmët e disa inspektorëve të kontrollit teknik të cilët në pikën e kolaudimit merrnin rryshfet për të kaluar mjetet që ishin jashtë standardeve.

Kanë qenë informacione të mbërritura në polici ato që kanë bërë të mundur evidentimin e fenomenit dhe njëkohësisht edhe identifikimin e inspektorëve që kryenin këtë vepër penale.

Pikërisht në vitin 2018 Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore.

Ndërsa so, tashmë janë eksekutuar urdhërat për arrestimin  e: S.K., 22 vjeç, banues në Mamurras, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; M.K., 50 vjeç, banues në Mamurras, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; I.D., 49 vjeç, banues në Lezhë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe: D.A., 47 vjeç, banues në Laç, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; Gj.A., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorim detyre”.