Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pr/rregullorja e BSH: S’ka më kredi në pak minuta e pa analizë financiare

17:43 24/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Nuk ka më kredi në pak minuta nga institucionet financiare jo-banka. Kushtet e reja të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, detyrojnë kompanitë e mikrokredive që të bëjnë analiza të detajuara të gjendjes financiare të qytetarit që aplikon. Ato nuk mund të japin kredi në një fashë të caktuar ore dhe masat shkojnë deri tek kufizimi i numrit të kredive konsumatore që mund të ketë një individ.

Një qytetar nuk mund të ketë më shumë se 2 kredi konsumatore në të njëjtin institucion jo-bankë në të njëjtën kohë. “Subjekti nuk ekspozohet në më shumë se 2 kredi konsumatore ndaj të njëjtit kredimarrës, në të njëjtën kohë”, thuhet në projekt-rregullore.

Ky ndalim vjen për shkak se skandali me ‘MCA’ e ‘Final’ nxori në pah gjendjen e rënduar edhe me shumë tek ata klientë që kishin disa kredi për të paguar.

Në projekt-rregulloren që është shpërndarë për konsultim me grupet e interesit, thuhet se nuk do të jepen kredi nën moshën 18 vjeç, dhe s’do aprovohet asnjë hua nga ora 22.00 deri në 7 të mëngjesit.

Po ashtu institucionet jo banka nuk do të lidhin kontrata kredie me persona me aftësi të kufizuara, ose me individë që marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër. Si dhe do të ketë një regjistër me ata që do mund të marrin kredi.

Po në këtë draft thuhet se këto institucione përpara se të miratojnë dhënien e kredisë konsumatore, duhet të bëjnë një analizë të detajuar të gjendjes financiare të personit, duhet të mbledhin informacione që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, si të ardhurat, historiku i pagesave, apo të gjitha detyrimet e tjera financiare.

“Subjekti vlerëson aftësinë aktuale dhe të ardhshme të kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë, duke konsideruar specifikat e saj (kredisë), të tilla si: llojin e kredisë, afatin e maturimit dhe normën e interesit. Në këtë vlerësim, subjekti merr në konsideratë edhe rritjen e normave të interesit në rastin e kontratave me norma të ndryshueshme, luhatjet e pafavorshme të kursit të këmbimit, etj”, thuhet në dokument.

Të gjitha këto ndryshime po ndërmerren pas skandalit me mikrokreditë ku qindra qytetar u mashtruan, ju rritën detyrimet në shkelje nga MCA e Final dhe humbën pronat e tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Banka e ShqiperiseekonomiKreditevendimi

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English