Skip to content
Të Gjitha

Porositi kafen dhe ra në tokë\I riu ndrron jetë në mënyrë të mistershme

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Përrenjas.

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një kafene.

I riu me iniciale M.A porositi kafe dhe, ende pa e marrë porosinë e tij, ka rënë nga karrigia në tokë.

Ndonëse ka marrë ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Dyshimet paraprake janë se vdekja e 24-vjeçarit ka ardhur pas një arresti kardiak për shkak edhe të temperaturave të ulëta.

Megjithatë, nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje.