Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia Rrugore “me dorë të hekurt” gjatë fundjavës, arreston 42 drejtues mjetesh

17:24 09/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia Rrugore ka arrestuar 42 drejtues mjetesh gjatë fundjavës, teksa kontrollet në akset e vendit janë shtuar, për shkak edhe të fluksit të lartë. Po ashtu janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia Rrugore ka goditur gjithashtu katër raste të korrupsionit aktiv, 2 në Tiranë e 2 nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur edhe nga fluksi i madh i automjeteve jo vetëm përgjatë fundjavës, por edhe në ditët e zakonshme, Policia Rrugore ka rritur masat duke monitoruar me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, si dhe akset kryesore rurale.

Si rezultat i masave të shtuara përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore, përgjatë fundjavës ka goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht: 2 raste janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 2 nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

Shtetasi H. Sh., 30 vjeç, duke drejtuar tip “Porche”, në rrugën “Ded Gjo Luli”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për shmangien e bërjes së testit të alkoolit;

Shtetasi Z. F., 54 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në rrugën “Jordan Misja”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit;

  1. P., 39 vjeç, banues në Mitroc, Kosovë, i cili është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Njësinë së Autostradës Milot-Morinë, duke kryer manovra të gabuara me një mjet kamion tip “Scania”, në rrugën Milot-Morinë, iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë, për të shmangur masën administrative;

Në segmentin rrugor Skurraj – Milot është konstatuar drejtuesi i një mjeti autobus, i cili po qarkullonte pa rrip sigurimi. Pas ndalimit, drejtuesi i autobusit, shtetasi R. S. iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, përgjatë fundjavës janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 4795 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor nacional dhe qendra urbane në 24/7 ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

 

Etiketa: gjobakontrollePolicia rrugore

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para
Shisnin leje të rreme shëndetësore në grupe “Telegram”, policia italiane merr nën hetim 4 persona

Shisnin leje të rreme shëndetësore në grupe “Telegram”, policia italiane merr nën hetim 4 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.