Skip to content
Kronikë

Policia Rrugore bën bilancin e 24 orëve të fundit, arrestohen në flagrancë 9 drejtues mjetesh

· 3 min lexim

Policia ka vazhduar edhe ditën e sotme me monitorimin e pandërprerë në të gjitha akset rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  Po ashtu bëhet me dije se janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit  dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.   Ndërsa janë ndëshkuar me masë administrative në të gjithë vendin  1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i Policisë

Policia Rrugore vijon monitorimin e  pandërprerë në të gjitha akset  rrugore nacionale, qendrat  urbane dhe akset  kryesore rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar dhe  alkooltestues, janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit  dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë.

Po si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1654 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë dhe të gjitha rrugët monitorohen nga Policia Rrugore duke përdorur bazën logjistike që ka në dispozicion.

Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me 📸🚔📹📟, për një qëllim: sigurinë e jetës.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUBëjStatistikë🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔