Policia rrethoi Bllokun mbrëmjen e djeshme, të riut me “Maserati” i vihen prangat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka rrethuar mbrëmjen e djeshme zonën e Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se efektivët kanë arrestuar një person, i cili ndodhej brenda një mjeti luksoz tip “Masserati”.

Fillimisht në vendngjarje kanë shkuar tre makina policie, ndërsa më vonë kanë mbërritur 2 motorë të forcave Shqiponja.

Kanë qenë këto të fundit që i kanë vënë prangat të riut, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia ndërkohë nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar rreth ngjarjes së mbrëmshme.

Kanë qenë qytetarët e shumtë, të cilët kanë parë të gjithë skenën.

Shpërndaje
Share.

Komento