Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

22:45 24/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

Deputetja e Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës, duke dënuar dhunën policore ndaj protestuesve dhe përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, të cilin e ka cilësuar si të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

Në reagimin e saj publik, Zhupa thekson se përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe shkelje të hapur të parimeve ligjore që rregullojnë ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë tubimeve.

“Dhuna policore ndaj protestuesve dhe përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar është e papranueshme, shkelje e hapur e ligjit dhe rrezik serioz për shëndetin publik. Gaz lotsjellës i skaduar që u hodh sot në protestë të shkaktojë probleme të rënda me frymëmarrjen, djegie kimike, dëmtime të syve dhe pasoja afatgjata shëndetësore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këto nuk janë ‘efekte anësore’, por pasoja të rënda të një veprimi të ndaluar nga ligji”, shprehet ajo.

Deputetja nënvizon se ligji kërkon proporcionalitet, siguri dhe respekt për jetën dhe dinjitetin e qytetarëve, duke theksuar se asnjë urdhër nuk mund të justifikojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

“Asnjë uniformë e narkopolicisë, narkogardës nuk e justifikon abuzimin me detyrën, asnjë urdhër i narkoqeverisë nuk e justifikon rrezikimin e shëndetit të njerëzve. Protesta është e drejtë qytetare”, deklaron Zhupa.

Ajo përfundon duke theksuar se dhuna policore dhe përdorimi i kimikateve të skaduara përbëjnë abuzim me pushtetin dhe rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
PD mohon pretendimet për 12 policë të plagosur gjatë protestës: Asnjë efektiv nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

PD mohon pretendimet për 12 policë të plagosur gjatë protestës: Asnjë efektiv nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English