Policia në ndjekje të “skifterave të makinave”, 2 të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Krujës ka rënë në gjurmët e tre të rinjve të cilët kishin vjedhur një makinë, duke arrestuar dy prej tyre dhe ka shpallur një në kërkim.

Gjatë aksionit të policisë, ata nuk iu bindën bluve për ndalim dhe pas ndjekjes braktisën mjetin, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të largohet.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ata ishin autorë të një sërë vjedhjesh automjetesh, ndërsa policia ka sekuestruar 2 mjete tip “Benz” dhe disa targa të vjedhura.

Në prangat e policisë ra 28-vjeçari me iniciale A.G. dhe 24-vjeçari me iniciale K.Z., ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi SH.XH.

Tre të rinjtë akuzohen për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë
Nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim, pasi lëviznin me mjet të vjedhur, por dy prej tyre u vunë në pranga ndërsa njëri u shpall në kërkim. Zbardhen dhe dokumentohen dhe disa raste të tjera vjedhjesh të automjeteve. Sekuestrohen 2 mjete tip “Benz” dhe targa të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.
Këta shtetas, më datë 20.02.2020, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri prej tyre ka mundur të largohet. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të këtyre ngjarjeve: Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. Ll. Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Sh. D. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shpërndaje
Share.

Komento